Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar me tone të ashpra për situatën politike në Shqipëri, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të opozitës dhe protestuesve.
Në një postim në Facebook, Dosti krahason Ramën me liderë autoritarë si Aleksandar Vuçiq, Nicolae Ceaușescu, Bashar al-Assad, Saddam Hussein dhe Muammar Gaddafi, ndërsa argumenton se protestat paqësore nuk po japin më rezultat dhe se situata politike ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, duke shoqëruar reagimin e tij me akuza dhe deklarata të forta ndaj kreut të qeverisë, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë Edhe krimineli Vuçiç ofroi publikisht dorëheqjen e tij… Ndërsa Rama as që e ka ndër mend fare. I thoni “ik” – nuk ikën; i thoni “largohu” – nuk largohet; i thoni “dorëhiqu” – nuk dorëhiqet! Madje edhe ju shan, fyen, ofendon e poshtëron të gjithëve. Ndaj edhe flijeni mendjen, se çdo lloj durimi e ka një kufi.
Nuk mund të vini vërdallë rrugëve e shesheve të Tiranës e të qyteteve të tjera shqiptare për javë të tëra, se kështu do Rama. Rama e banda e tij kriminale ikin nga aty ku janë vetëm përmes së njëjtës rrugë që erdhën aty ku janë ende edhe sot: dhunës… dhe pikë.
Por dhunë ndaj njerëzve të dhunshëm e me pushtet, që i kanë bërë keq atij vendi e atij populli, e jo dhunë për të shkatërruar, prishur e djegur qytetin, institucionet e ç’t’ju dalë përpara, se luftën e kemi me njerëzit e këqij e jo me kënd tjetër. OK. Sepse të këqijat na i kanë bërë njerëzit dhe jo godinat.
Më paqësore, më shqiptare, më evropiane, më demokratike e më qytetare se ka qenë protesta gati njëmujore e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, s’bëhet dot më. E gjithë bota po flet për të dhe është me të. Madje, protestë për Çmimin Nobel.
Bëjuani ndonjë vendi apo ndonjë populli tjetër evropian, aziatik apo qoftë edhe amerikanojugor a afrikan ato që ju kanë bërë Rama e banda e tij tradhtaro-hajdute Shqipërisë e shqiptarëve (edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve), dhe do të shihni se si krejt bota do të ndizet flakë. As që do të guxojë kush të flasë e të shohë protestë më paqësore se kjo e shqiptarëve.
Dhe këtu kam parasysh heshtjen e turpshme të ndërkombëtarëve e veçmas të burokratëve me dy fytyra të Brukselit, por edhe rolin e sehirxhiut të amerikanëve (???). Brenda natës iku Gruevski i Maqedonisë, antishqiptari i tërbuar, të cilin e ndihmoi edhe Rama ynë. Më pas Hungaria i dha strehim politik, mbrojtje e garanci (???).
“Do të jem presidenti juaj edhe për fare pak javë e pastaj do të largohem fare nga politika”, deklaroi para dy ditësh në Beograd miku për kokë i Ramës, krimineli Vuçiç. Në zarf ua çuan plumbat presidentit dhe kryeministrit të Malit të Zi, teksa u detyruan të mos bëhen më të gjallë…
Kështu fiks, si ty, sillej me popullin rumun edhe Çaushesku, o Edvin, gjatë atij dhjetori të 37 viteve më parë. Por kur e hëngri plumbin në ballë, bashkë me kuçedrën që kishte në krah, krejt bota u trondit. Jo se i erdhi keq për të, more jo… por se u bind që kriminelë të tillë atë lloj fati meritojnë.
Edhe Assadi i Sirisë të njëjtat sjellje, qëndrime e veprime bënte deri dje; fiks ato që po guxon ti ende të bësh me shqiptarët sot. Por një natë vere edhe ai, i tmerruar nga uragani-popull, nxitoi të merrte avionin e të ikte drejt Moskës e nën mbrojtjen e padronit, të cilit i kishte shërbyer për vite me radhë: Putinit.
S’është nevoja të t’i përmend fundet e tmerrshme të Sadamit apo edhe të Gadafit, o Edvin, se jam më se i sigurt që i di po aq mirë sa ç’i dimë të gjithë ne të tjerët. Ndaj edhe jam më se i sigurt se pikërisht ato lloj fundesh të trembin e të tmerrojnë ty për vdekje.
Prandaj po bën këto që po bën; po e torturon e po e lemeris atë vend e atë popull si askush tjetër më parë në historinë e tij. Por mos harro një gjë, o Edvin: sado e errët dhe e gjatë të jetë nata, mëngjesi i ditës së re do të gdhijë, s’bën! Kështu si ty sillej e mendonte edhe Maduro, o Edvin.
Por erdhi një ditë që “këta ustallarët”, që s’para i kanë qejf këta tipa si puna juaj, e zunë me brekë nëpër këmbë dhe tashmë ia kanë vënë drejtësisë në dispozicion. “Enough is enough” (“Mjaft është mjaft”), thonë amerikanët për histori të tilla si kjo e jotja e si këto tuajat në përgjithësi.
Ndaj edhe ti tashmë nuk mund t’ia zbardhësh dot faqen vetes tënde, qoftë edhe nëse të prishet mendja e jep dorëheqjen. Ti meriton ndëshkimin fizik, sepse për tipa ekzakt si ty jo më kot populli thotë: “Derri do plumb!” Aty ku nuk shkon e nuk ha pykë fjala, plumbi pastron ajrin. Ndaj boll po guxon e po del edhe përtej vetë guximit tënd të çmendur e të tepruar djallëzor.
Boll luajte kësisoj e kaq pisët me Shqipërinë e shqiptarët.
