UP me programe të reja për vitin e ri akademik, rreth 8 mijë studentë të ri pritet të pranohen

0%

Së shpejti, Universiteti i Prishtinës pritet të hap dyert për pranimin e studentëve të rinj. E këtë vit do të pranohen rreth 8 mijë studentë, të cilët do të zgjedhin një nga 146 programet që ofron ky universitet publik. Nga kjo shifër, rreth 5 mijë e 600 do të pranohen në nivelin Bachelor, kurse në Master rreth 2 mijë e 400. Risitë e këtij konkursi treguan për televizionin nga UP.

“Kemi programe të reja, është teknologjia arsimore një program që përgatit ekspertë të cilët do të digjitalizojnë proceset e arsimit. Është për herë të parë dhe nuk ofrohet nga asnjë Universitet në Kosovë ose edhe në rajon. Programi është mjaft inovativ ”, thotë Majlinda Gjelaj – prorektore në Universitetin e Prishtinës.

Por ndër vite, interesimi për të studiuar në Universitetin e Prishtinës, në bazë të statistikave, ka rënë. “Është rënie e numrit të maturantëve në përgjithësi, vitin e kaluar vetëm 12 mijë maturantë kanë përfunduar Testin e maturës me sukses, sivjet kanë hyrë në test 19 mijë maturantë dhe do e shohim sa po e përfundojnë…poashtu edhe largimet nga Kosova kanë bërë që të bie numri i studentëve”, shpjegon Gjelaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Madje Gjelaj thotë se për ta rritur cilësinë, është ulur numri i studentëve në grupe. Por pikërisht aspekti i cilësisë, sipas njohësit të çështjeve të arsimit, është ndër arsyet e rënies së interesimit për të studiuar në universitete publike.

“Numri i nxënësve për çdo vit është duke rënë kjo për shkak të shumë rrethanave nëpër të cilat ka kaluar vendi i ynë, por edhe për shkak të politikave të rritjes së natalitetit.

Pastaj mund të themi aspekti i cilësisë mund të jetë një faktor në veti, pastaj jemi të vetëdijshëm që rekrutimi i stafit, mësimdhënësve në universitete publike të cilët zënë pozita pa ndonjë meritë ”, thotë Argjend Osmani – njohës i arsimit.

Në konkursin e vitit paraprak për studentë të rinj në Universitetin e Prishtinës, për 5 mijë e 723 vende, kishin kandiduar vetëm 3 mijë e 398 të rinj.

Burimi: Bota Sot