Historia prekëse

0%

Mesfushori i Kanadasë, Stefen Eustakio, përjetoi një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij, pasi shënoi golin e fitores në minutën e 92-të ndaj Afrikës së Jugut, duke i siguruar kombëtares kualifikimin në fazën e 1/16- s së Kupës së Botës. Goli i tij kishte një domethënie të veçantë edhe për shkak të historisë së dhimbshme personale që e ka shoqëruar në vitet e fundit.

Pikërisht duhet thënë se përpara 3 vjetësh, në vitin 2023, Eustakio humbi nënën e tij, e cila ndërroi jetë pas një beteje me kancerin në tru. Vetëm një vit më vonë, atij iu desh të përballej me një tjetër tragjedi familjare, kur babai i tij humbi jetën si pasojë e një sulmi në zemër. Vërtet një tragjedi familajre, që të detyron ndonjëherë edhe të lësh gjithçka në mes.

Por ja që mesfushori nuk u dorëzua, por vazhdoi të luftojë përpara. E pas përfundimit të ndeshjes së fituar, kanadezi u emocionua gjatë një interviste të lëshuar në televizion. I pyetur për familjen e tij, ai nuk arriti t’i bante lotët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Momenti u bë edhe më prekës kur gazetari, duke parë emocionet e futbollistit, iu drejtua me fjalët: “Kanadaja të thotë faleminderit!”, duke iu referuar faktit se asnjëherë më parë, përfaqësuesja kanadeze s’kishte arritur asnjëherë në fazën e të tetave të finaleve të një Botërori.

Burimi: Bota Sot