Shpërndaje në: Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka bërë tri ndryshime tek Anglia për ndeshjen ndaj Kongos, që i takon 1/16 së finales së Kupës së Botës dhe nis në orën , në “Atlanta Stadium”. Në ndeshjen e kaluar, Anglia fitoi 2:0 ndaj Panamasë. Për ndeshjen ndaj Kongos në formacion janë kthyer Djed Spence, Declan Rice dhe Noni Madueke.
Jarrell Quansah është i lënduar, ndërsa Morgan Rogers dhe Bukayo Saka, janë në bankën rezervë. Formacioni i Anglisë: Pickford, Spence, Konsa, Guehi, O’Reilly, Anderson, Madueke, Bellingham, Rashford, Kane Ndërkohë, përzgjedhësi Sebastian Desabre e ka bërë një ndryshim në formacion te përfaqësuesja e Kongos, nga formacioni titulluar ndaj Uzbekistanit.
Ngal’ayel Mukau është titullar në vend të Cedric Bakambus. Formacioni i Kongos: Mpasi, Masuaku, Tuanzebe, Mbemba, Wan-Bissaka, Sadiki, Moutoussamy, Mukau, Cipenga, Wissa, Mbuku
