Kanadaja do të marrë pjesë në “Eurovisionin 2027”

0%

Shpërndaje në: Gara Evropiane e Këngës do të zgjerohet përtej Atlantikut. Kanadaja pritet të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm. Unioni i Transmetuesve Evropianë dhe transmetuesi publik kanadez, CBC, kanë njoftuar se Kanadaja do të marrë pjesë në edicionin e 2027-s, që do të mbahet në maj në Bullgari.

Kanadaja është shteti i parë që do t’i bashkohet Eurovisionit, pas Australisë që iu bashkua më 2015. “Pjesëmarrja do t’ia mundësojë talenteve kanadeze të shfaqen në një prej skenave më të famshme në botë”, ka thënë presidentja e CBC-së, Marie-Philippe Bouchard. CBC-ja ende s’i ka bërë të ditura detajet për garën në Kanada.

Në shtetet tjera, pjesëmarrësit e garës evropiane zgjidhen nga transmetuesi publik kombëtar. Drejtori i “Eurovisionit”, Martin Green, ka thënë se pranimi i Kanadasë “është shenjë tjetër se, edhe pse e lindur në Evropë, gara vazhdon të mirëpresë botën”. Kanadezët më herët ishin pjesë “Eurovisionit” nën flamuj të ndryshëm, me më të famshme Celine Dion që e fitoi më 1988 me Zvicrën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edicioni i ardhshëm është i 70-ti. Ai do të mbahet në Bullgari pas fitores së Daras edicionin e shkuar. Viteve të fundit, “Eurovisioni” është përballur me polemika e protesta pas pjesëmarrjes së Izraelit. Vitin e shkuar, pesë shtete pjesëmarrëse e bojkotuan për shkak të përfshirjes së Izraelit. Finalja e vitit 2026 u ndoq nga 130 milionë njerëz në botë, sipas organizatorëve.

Më 2025, audienca mbërriti në 160 milionë.

Burimi: Koha