Fazliu: Me emërimin e Kryeprokurorit të ri është koha e fundit që të

0%

Kandidati për Kryeprokuror të Shtetit, Shqipdon Fazliu, mori 86.3 pikë në intervistën e zhvilluar të mërkurën, më . Fazliu është prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Gjatë intervistës, ai tha se ka pasur stagnim dhe regres në disa lëmi të Sistemit Prokurorial.

“Me emërimin e Kryeprokurorit të ri mendoj se është koha e fundit që të kthehet besimi i publikut në Sistemin Prokurorial… Kam pasur vazhdimisht qasje jonënshtruese, kritikuese ndaj rezultateve jo të kënaqshme në luftimin e krimit ekonomik, luftimin e korrupsionit.” – ka thënë Fazliu duke e përfunduar se me të gjitha këto kompletohet mozaiku i një kandidati për këtë pozitë.

Fazliu tha se duan një Prokurori të pavaruar e profesionale. Ai tha se do të propozonte një sistem të ri të vlerësimit të performancës. “Në të ardhmen edhe Komisioni i Venecias, edhe Shoqata Ndërkombëtare e Prokurorëve Europianë kërkon që vlerësimi i performancës të matet në bazë të aftësive profesionale.” – shtoi Fazliu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të kuptuar më shumë se cilat janë planet e Shqipdon Fazliut për Kryeprokuror të Shtetit mund të ndiqni intervistën e plotë të tij në linkun në vazhdim. Para publikimit të kësaj interviste dhe të tjerë për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi rezultatet e secilit për intervistën. Ata janë intervistuar nga ora deri më .

Sipas rezultateve të intervistimit, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë (91.6), Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë dhe Rafet Halimi 87 pikë. Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.

Burimi: Kallxo