Shpërndaje në: Përzgjedhësi Roberto Martinez ka thënë se Cristiano Ronaldo është sulmuesi më i mirë i Portugalisë. Ai ka thënë se nuk është problem për Ronaldon paraqitja për 90 minuta. Ronaldo i kompletoi të gjitha tri ndeshjet e fazës së grupeve. Ai pritet të luajë nga minuta e parë edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë, në kuadër të 1/16 të finales të Kupës së Botës.
Ndeshja Portugali – Kroaci luhet nga ora e mëngjesit të së premtes, sipas kohës në Kosovë. “Nuk është problem për Ronaldon paraqitja për 90 minuta. Cristiano është sulmuesi ynë më i kompletuar, lojtari që bën vrapime në zonë”, ka thënë Martinez. Ai në konferencë është pyetur edhe për krahasimin e Ronaldos me Messin.
“Ne nuk krahasojmë veten me lojtarë të tjerë nga ekipe të tjera”, është shprehur Martinez.
