Tre persona sulmohen me mjete të forta në Mazgit, njëri pëson thyerje të dorës

0%

Një sulm me mjete të forta është raportuar në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku tre persona kanë mbetur të lënduar dhe është dëmtuar edhe vetura me të cilën po lëviznin, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës , në rrugën “Dita e Flamurit”.

Burimet bëjnë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur tre persona të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Sipas raporteve mjekësore, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa njëri ka pësuar lëndime më të rënda, përkatësisht thyerje të dorës.

Të dëmtuarit kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre persona me mjete të forta, dy prej të cilëve janë identifikuar nga Policia, ndërsa i treti ende jo. Sipas deklarimeve të viktimave, pas sulmit të dyshuarit ua kanë dëmtuar edhe veturën me të cilën po lëviznin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Burimet bëjnë të ditur se Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Personat e dyshuar ndodhen ende në arrati, ndërsa hetimet për lokalizimin e tyre janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com