Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Strellc i Ulët të Deçanit, ku një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës .
Burimet bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në kopshtin e shtëpisë, djali i tij kishte shkuar aty dhe fillimisht kishte nisur ta shante e ofendonte me fjalë të ndryshme. Më pas, derisa viktima kishte kokën ulur duke punuar, i dyshuari dyshohet se i është afruar dhe e ka goditur me grusht në pjesën e nofullës së majtë.
Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari më pas ka vazhduar edhe me kërcënime ndaj tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e shkaktuara. I dyshuari është arrestuar, por për shkak të problemeve të raportuara shëndetësore mendore nuk është intervistuar, ndërsa është njoftuar psikiatri i tij.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
