​KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën . Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 53 deputetë. PDK-ja 22 deputetë, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7 deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas bisedimet për formimin e institucioneve të reja.

Burimi: Bota Sot