Rutte: NATO po hyn në fazën “3.0”, kërkohen më shumë shpenzime për mbrojtje

0%

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar nevojën për rritje të investimeve në mbrojtje dhe forcim të bashkëpunimit brenda aleancës, gjatë një diskutimi në Këshillin e Atlantikut.

Ai e përshkroi fazën aktuale si “NATO 3.0”, duke e karakterizuar atë me rritje të shpenzimeve ushtarake dhe një rol më të fuqishëm të Evropës brenda NATO-s, por gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Rutte theksoi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, duke kujtuar se vendet evropiane përbëjnë një popullsi të madhe dhe ekonomi të fuqishme, por mbeten ende të varura nga SHBA për çështjet e mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai rikujtoi gjithashtu evolucionin e NATO-s, nga periudha e Luftës së Ftohtë (NATO 1.0), tek angazhimet globale pas 11 shtatorit (NATO 2.0), deri te faza aktuale, e cila sipas tij është e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe sfidat e reja të sigurisë. Sipas Rutte-s, bashkëpunimi transatlantik mbetet thelbësor për stabilitetin global, ndërsa NATO duhet të forcohet përballë kërcënimeve të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com