Harry Kane befason me deklaratë pas kualifikimit

0%

Duartrokitje për lojën e Republikës Demokratike te Kongos, por Anglia krenare, sepse ka një sulmues të spikatur – Harry Kane i cili me dy gola e përmbysi ekipin afrikan me rezultat 2:1 dhe tani do të ndeshen me Meksikën në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Një njeri që mund të mos fitojë kurrë një trofe në atdheun e tij do të jetë gjithmonë një legjendë e Anglisë, “mbreti” që udhëhoqi në shumë fitore të mëdha… Harry Kane është edhe një herë heroi i Anglisë, dy golat e tij i kualifikuan. E gjithë kjo do të thotë që pas 40 vitesh, Anglia do të kthehet në stadiumin mitik që kjo kombëtare e kujton me makthe.

Meksika e pret, në “Aztek” – tempullin e futbollit ku Diego Maradona “me dorë” realizoi “golin e shekullit” që shkatërroi Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës ‘86. “Nuk e shoh veten si një hero të madh, të gjithë jemi, të gjithë bëmë pjesën tonë të punës. Presioni është i madh, por arritëm të festojmë në një ndeshje të çmendur” , tha Kane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot