UEFA ka caktuar gjyqtarin 33-vjeçar kazak Sajat Karabajev si kryesorin e ndeshjes së turit të parë të Ligës së Kampioneve mes Petrokub dhe Egnatias.
Gjyqtaria kazak drejton prej disa vitesh në Europë, ndërsa në edicionin e kaluar, ka gjykuar fillimisht ndeshjen që dekretoi kalimin e turit të parë të Ligës së Kampioneve nga Shkëndija përballë TNS, e më pas edhe sfidën e turit të tretë të Ligës së Konferencës mes Hajduk Split dhe Dinamos.
Kryesori kazak ishte ai i cili drejtoi ndeshjen e parë të luajtur në Kroaci, ku Dinamo u mund me shifrat 2-1. Asistentë të tij janë Dmitrij Belogradov dhe Jurij Tikhonju, ndërsa Danil Gorda është gjyqtari i katërt. Ashtu siç dihet, ndeshjet e Ligës së Kampioneve kanë VAR që në turin e parë dhe aty është caktuar një tjetër kazak, Aidin Tasjbajev.
Ndërkohë, në AVAR është caktuar kroati Mario Zebec.
