T. J. Shorts pranë transferimit te Valencia, largohet nga Panathinaikosi

0%

T. J. Shorts është shumë pranë transferimit te Valencia Basket, ku pritet të vazhdojë karrierën nga sezoni i ardhshëm. Basketbollisti amerikan do të largohet nga Panathinaikos B.C. pas vetëm një viti, edhe pse verën e kaluar kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me gjigantin grek, pas transferimit nga Paris Basketball.

Sipas raportimeve, Valencia e ka përzgjedhur Shorts si zëvendësues të Jean Montero, i cili pritet të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere. Shorts ishte një nga organizatorët më të rëndësishëm të lojës te Panathinaikosi, ndërsa tashmë duket se është gati për një sfidë të re në kampionatin spanjoll.

Në sezonin e fundit në EuroLeague, ai regjistroi mesatarisht 8.1 pikë, 1.3 kërcime dhe 2.9 asistime për ndeshje, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot