Ish-i dashuri i Ariana Grandes, Ricky Alvarez, ka bërë një paraqitje surprizë në koncertin e saj “Eternal Sunshine” në Austin të Teksasit, i cili rastisi të mbahej në ditëlindjen e saj të 33-të. Prania e tij në seksionin VIP ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, ndërsa ai ishte i shoqëruar edhe nga babai i këngëtares, Ed Butera, me të cilin u pa duke u përshëndetur gjatë koncertit.
Momentin më të komentuar e ka sjellë vetë Ariana, e cila gjatë performancës së hitit “thank u, next” ndryshoi disa vargje të këngës, duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Alvarez-it, që po e ndiqte nga afër, shkruan DailyMail. Në një pjesë të mbrëmjes, skena u bë edhe më emocionale kur këngëtares iu soll një tortë ditëlindjeje nga balerinët e saj mbështetës.
Rikthimi i Alvarez në publik pranë Grandes vjen në një periudhë kur ajo raportohet se është sërish beqare pas ndarjes nga bashkë-ylli i saj Ethan Slater, megjithëse sipas burimeve nuk ka asgjë romantike mes saj dhe ish-it të saj.
