Para pak çastesh është djegur një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku automjeti është përfshirë tërësisht nga flakët. Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura duke u djegur plotësisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit.
Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje. Nuk raportohet ende për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente. Sinjali do të sjellë informacione shtesë sapo ato të konfirmohen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
