Shpërndaje në: Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë bërë të ditur se këngëtari i njohur skocez Lewis Capaldi do t’i bashkohet skenës së festivalit këtë vit. “Jemi jashtëzakonisht të emocionuar ta mirëpresim Lewis Capaldi në skenën e Sunny Hill. Bëhuni gati për një natë të paharrueshme, të mbushur me emocione dhe momente që nuk do t’i harrojmë kurrë”, thuhet në njoftimin e festivalit.
Sivjet në festival e ftuar kryesore do të jetë artistja e njohur Katy Perry.
Burimi:
Koha
