Sunday Rose lë pas kritikat, shkëlqen sërish në pasarelën e Dior

0%

Vajza e aktores Nicole Kidman dhe këngëtarit Keith Urban, Sunday Rose Kidman-Urban, ka tërhequr sërish vëmendjen në Javën e Modës në Paris, duke ecur në pasarelën e markës prestigjioze Dior. 17-vjeçarja u shfaq me vetëbesim në prezantimin e koleksionit vjeshtë/dimër 2026, vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj të 18-të.

Kjo ishte paraqitja e saj e dytë radhazi për Dior, duke dëshmuar se po konsolidon vendin e saj në botën e modës. Paraqitja e saj vjen pasi muajt e fundit ishte përballur me komente kritike në rrjetet sociale, ku disa përdorues kishin vënë në dyshim aftësitë e saj si modele dhe kishin ironizuar ecjen e saj në pasarelë.

Sunday Rose Megjithatë, Sunday Rose duket se i ka lënë pas këto reagime, duke vazhduar bashkëpunimin me një nga shtëpitë më të njohura të modës në botë. Që nga debutimi i saj në pasarelë në vitin 2024, ajo ka qenë pjesë e disa sfilatave të rëndësishme dhe po konsiderohet si një nga emrat e rinj më premtues të brezit të ri të modeleve me prejardhje nga familje të famshme. Sunday Rose

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot