Kundërmimi e rrjedhja e ujërave të zeza te rruga ‘Shkupi’, KRU

0%

Disa banorë në rrugën “Shkupi” në Prishtinë janë ankuar për rrjedhje dhe kundërmim të ujërave të zeza. Sipas tyre, ky problem është evident tash e disa muaj. Banorët prapa kamerës po ashtu treguan se kjo gjendje po i shqetëson edhe për shkak të kundërmimit si dhe gjatë kalimit të përditshëm në këtë rrugë.

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka sjellur fotografi nga vendi i ngjarjes, të realizuara më si dhe ka kontaktuar institucionet përkatëse. Rrjedhja e ujërave të zeza në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, foto: Nora Osmani/KALLXO.com, Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” treguan se janë në dijeni për rrjedhjen e ujërave të zeza në këtë zonë.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tha se kanë intervenuar mbi 15 herë në këtë pusetë. “Ekipet tona kanë intervenuar më shumë se 15 herë në këtë pusetë. Gjatë ndërhyrjeve është konstatuar se gypi në atë pjesë është i dëmtuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne kemi bërë zhbllokimin e kanalizimit sa herë që është paraqitur bllokimi, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbajtur funksional.” – deklaroi Mjeku. Ajo tha se, sot, më në komunikim me Komunën e Prishtinës kanë vendosur të intervenojnë në këtë pjesë. Sipas saj, sanimi i këtij problem do të zgjidhet përfundimisht brenda 3 ose 4 ditëve.

“Sot, në komunikim me Komunën e Prishtinës, jemi informuar se brenda 3–4 ditëve do të realizohet zëvendësimi i gypit të dëmtuar me një të ri, në mënyrë që ky problem të zgjidhet përfundimisht dhe të mos ketë përsëritje të bllokimeve.” – premtoi ajo. Për këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Komunën e Prishtinës dhe ende është në pritje të përgjigjes së tyre.

Burimi: Kallxo