Shpërndaje në: Shërbimet hekurudhore ndërmjet Teheranit dhe Mashhadit, ku pritet të zhvillohet funerali i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, janë ndërprerë. Arkivoli i tij u dërgua me avion mirëpo nuk dihet nëse ishte e paraparë që bartja e tij të bëhet përmes linjës hekurudhore.
Mediat shtetërore iraniane kanë thënë se linja hekurudhore u godit nga një sulm amerikan, ndërsa Ministria e Jashtme e Iranit deklaron se dy ura janë shkatërruar, raporton BBC.
“Po bëhen përpjekje që kjo linjë të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një zëdhënës i Hekurudhave të Republikës Islamike të Iranit për Tasnim, një agjenci lajmesh e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC). Rruga hekurudhore mes kryeqytetit Teheran dhe qytetit verilindor Mashhad raportohet të jetë linja më e ngarkuar hekurudhore në Iran.
Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), njoftoi se faza përfundimtare e ceremonive mortore, të cilat kanë zgjatur disa ditë, do të nisë në orën sipas kohës lokale. Arkivoli i Khameneit është ekspozuar në qytete të ndryshme të Iranit dhe Irakut gjatë gjashtë ditëve të fundit. Ai do të varroset në Mashhad, qytetin ku lindi ish-Udhëheqësi Suprem.
Teksa SHBA-ja ka rifilluar sulmet, Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se 14 persona janë vrarë gjatë kësaj vale të fundit të luftimeve. Sipas Hossein Kermanpour, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në ministri, sulmet amerikane që goditën pesë provinca iraniane më 8 dhe 9 korrik kanë plagosur gjithashtu 78 persona.
Nga të plagosurit, 47 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, shtoi ai Kermanpour.
