Vdiq Bonnie Tyler, ikona e muzikës së viteve ’80

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Këngëtarja nga Uellsi, Bonnie Tyler, e njohur në mbarë botën për zërin e saj të veçantë dhe hitin legjendar “Total Eclipse of the Heart”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, ka shkruar The Guardian.

Bonnie Tyler interpreton live këngën “Total Eclipse of the Heart”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”: Familja e saj ka njoftuar se këngëtarja ka vdekur në një spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po trajtohej.

“Familja dhe ekipi i Bonnie me pikëllim njoftojnë se ajo ndërroi jetë papritur mbrëmë në spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes me të cilën po përballej”, thuhet në deklaratën zyrtare. Në muajin maj, Tyler iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë dhe më pas u vendos në koma të induktuar për të ndihmuar rikuperimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjendja e saj u përmirësua përkohësisht, por ajo mbeti në kujdes intensiv. E lindur me emrin Gaynor Hopkins pranë Swansea në Uells, Tyler u bë një nga zërat më të njohur të muzikës pop dhe rok. Karriera e saj shpërtheu në vitin 1977 me hitin “It’s a Heartache”, ndërsa kulmin e arriti me “Total Eclipse of the Heart”, e cila kryesoi klasifikimet në SHBA, Britani dhe shumë vende të tjera.

Një tjetër sukses i madh ishte “Holding Out for a Hero”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Footloose”. Zëri i saj i ngjirur dhe energjia dramatike në skenë e bënë një figurë të paharrueshme të muzikës botërore. Ajo bashkëpunoi me emra të mëdhenj si producenti dhe kompozitori Jim Steinman dhe mori tre nominime për çmimin “Grammy”.

Në vitin 2013, Tyler përfaqësoi Britaninë kuar në Eurovision 2013 me këngën “Believe in Me”, duke u renditur e 19-ta. Me karrierë që zgjati mbi pesë dekada, Bonnie Tyler la pas një trashëgimi të madhe muzikore dhe një nga baladat më të njohura të të gjitha kohërave.

Burimi: Koha