Arsenali arrin marrëveshje me yllin brazilian, zyrtarizimi pritet së

0%

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, përpara një transferimi të mundshëm gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një mesfushori të ri për të përforcuar repartin qendror, me synimin që ai të mbështesë Declan Rice dhe Martin Zubimendin, pasi ky i fundit shfaqi shenja lodhjeje në fund të sezonit. Emri i Guimaraes ka qenë vazhdimisht pjesë e spekulimeve këtë verë.

Gazetari i njohur i “The Athletic”, David Ornstein, raportoi të mërkurën se mesfushori brazilian e ka njoftuar Newcastle United se dëshiron të largohet nga “St James’ Park” për t’iu bashkuar Arsenalit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, gazetari italian Nicolo Schira pretendon se Guimaraes ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin londinez, i cili po vazhdon negociatat me Newcastle për të finalizuar transferimin. Sipas mediumit brazilian UOL, Arsenali po përgatit ofertën që pritet të jetë përpjekja përfundimtare për transferimin e brazilianit, me vlerë rreth 84 milionë euro.

Raporti thekson se bisedimet mes dy klubeve kanë zgjatur për më shumë se një muaj, ndërsa Arsenali deri tani ka paraqitur dy oferta zyrtare. Oferta e parë ishte në vlerën 64 milionë euro, ndërsa e dyta arriti në 76 milionë euro, por të dyja u refuzuan nga Newcastle United.

Tashmë, klubi londinez pritet të bëjë një përpjekje të fundit me një ofertë prej 84 milionë eurosh, me shpresën se do ta bindë Newcastle të lejojë largimin e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com