Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka pezulluar një efektiv policie në Fier. Arsyeja e pezullimit është fakti se efektivi kishte hyrë në një marrëdhënie me njërën prej autoreve që dhunuan fizikisht 17-vjeçaren në Fier, raporton A2cnn.
Ngjarja e dhunës u bë publike pak ditë më parë, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje ku 19-vjeçarja, së bashku me dy vajza 15-vjeçare, shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje. Pas publikimit të pamjeve, Policia e Fierit arrestoi 19-vjeçaren, ndërsa rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.
