Srna para sfidës me Portugalinë: Shanset janë 50 me 50!

0%

Ish-kapiteni i Kroacisë, Darijo Srna, ka folur për përballjen e ardhshme ndaj Portugalisë në Kupën e Botës, duke kujtuar eliminimin e dhimbshëm në Euro 2016, por duke theksuar se e kaluara nuk ka ndikim në sfidën e re.

Srna e cilësoi humbjen ndaj Portugalisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016 si një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, pasi ajo ishte edhe ndeshja e fundit me fanellën e Kroacisë. “Sigurisht, ishte një natë shumë e dhimbshme për mua dhe për Kroacinë. Ne besonim se kishim një ekip që mund të shkonte larg në atë Kampionat Evropian.

Por Portugalia fitoi dhe në fund u bë kampione e Evropës. Kjo meriton respekt. Ishte ndeshja ime e fundit për Kroacinë dhe për këtë arsye do të jetë gjithmonë e veçantë për mua, por e kujtoj me krenari, jo me zemërim”, deklaroi Srna. Ai hodhi poshtë idenë se Kroacia do të kërkojë hakmarrje sportive, duke theksuar se bëhet fjalë për një turne krejtësisht tjetër. “Nuk do ta quaja hakmarrje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Viti 2016 është histori. Kjo është një ndeshje e re, një Kupë Bote e re dhe një mundësi e re”, u shpreh ai. Sipas Srnës, Kroacia ka treguar ndër vite se di të përballojë presionin në ndeshjet e mëdha. “Kroacia është një ekip që di të luajë në turne të mëdhenj. Ne dimë si të vuajmë, të luftojmë dhe të mbijetojmë në ndeshje të vështira.

Shanset janë 50 me 50 dhe gjithçka do të vendoset në fushë”, përfundoi legjenda kroate..

Burimi: Bota Sot