FFK hap dyert për yjet e Diasporës, Kampi Nacional në Hajvali në

0%

FFK hap dyert për yjet e Diasporës, Kampi Nacional në Hajvali në shërbim të futbollistëve gjatë verës!! Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një ftesë të hapur për të gjithë futbollistët dhe futbollistet nga diaspora, duke i mirëpritur në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali gjatë pushimeve verore në Kosovë.

Nëpërmjet këtij njoftimi, FFK thekson se Kampi Nacional do të jetë në dispozicion të lojtarëve të të gjitha kategorive, pa dallim ligës ku aktivizohen apo kombëtares që përfaqësojnë. Qëllimi i kësaj nisme është t’u ofrohen kushte profesionale për stërvitje dhe të forcohet lidhja e futbollistëve të diasporës me shtëpinë e futbollit.

Burimi: Bota Sot