Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Gjermanisë ia ka kërkuar përzgjedhësit Julian Nagelsmann dorëheqjen, pas dështimit në Kupën e Botës. Gjermania avancoi në fazën nokaut të Botërorit, por u eliminua në penallti nga Paraguai. Kjo u vlerësua edhe befasia më e madhe e turneut deri tani.
Nëse Federata gjermane e futbollit e shkarkon Nagelsmannin, duhet t’i paguajë dëmshpërblim prej shtatë milionë eurove. Njohës të futbollit në Gjermani e kanë kritikuar Nagelsmannin dhe futbollistët për paraqitje jo të mirë.
