Spanjë – Belgjikë, ndeshje e madhe

0%

Spanja po synon të sigurojë për herë të dytë në histori një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Spanja do të përballet me Belgjikën në një çerekfinale të zjarrtë të Kupës së Botës 2026, që zhvillohet sot, më 10 korrik në stadiumin “SoFi” në Inglewood, Kaliforni.

Kampionët e Evropës konsiderohen favoritë të lehtë për këtë përballje, por do t’u duhet të japin maksimumin ndaj “Djajve të Kuq” nëse duan të avancojnë në gjysmëfinale. Pasi e mbylli Grupin H në vendin e parë, Spanja e mposhti bindshëm Austrinë me rezultat 3-0 në fazën e 1/16-ës së finales, ku Mikel Oyarzabal realizoi dy gola.

Në ndeshjen pasuese, Mikel Merino shënoi golin e fitores në minutat shtesë ndaj Portugalisë, duke i dhënë ekipit një triumf të vështirë 1-0. Skuadra e Luis de la Fuente po luan çerekfinalen e saj të gjashtë në historinë e Kupës së Botës. Megjithatë, spanjollët kanë arritur ta fitojnë këtë fazë vetëm një herë, gjatë rrugëtimit drejt titullit të tyre të vetëm botëror 16 vite më parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë ata synojnë ta përsërisin atë sukses në edicionin me 48 skuadra që po zhvillohet në Amerikën e Veriut, ndërsa kanë një tjetër statistikë në favor: Spanja është e pamposhtur në 11 përballjet e fundit ndaj Belgjikës. Belgjika në fazën e 1/16 së finales e mposhti Senegalin 3-2, pas vazhdimeve, teksa në 1/8 e finales triumfoi ndaj SHBA-së.

Formacioni zyrtare: SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Pau Cubarsi, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Fabian; Lamine Yamal, Dani Olmo, Alex Baena; Mikel Oyarzabal. BELGJIKA: Thibaut Courtois; Timothy Castagne, Nathan Ngoy, Brandon Mechele, Maxime De Cuyper; Youri Tielemans, Nicolas Raskin; Leandro Trossard, Kevin De Bruynel Jeremy Doku; Charles De Ketelaere.

Burimi: Bota Sot