Juventus nuk i beson më

0%

Juventus i ka bërë përfundimisht dalje Michele Di Gregorio-s. Paraqitja e portierit në sezonin e kaluar la shumë për të dëshiruar, ndaj bardhezinjtë po kërkojnë një “gardian” të ri dhe janë në bisedime konkrete me Aston Villa-n për Emiliano Martinez. Pavarësisht mungesës së besimit nga drejtuesit e Juventusit, për Di Gregorion ka një interes konkret nga Tottenham në Premier League.

Sipas CalcioMercato.it, Roberto De Zerbi ka kërkuar transferimin e Di Gregorio-s, duke qenë se Guglielmo Vicario do të largohet përfundimisht këtë verë. Di Gregorio do të rivalizojë me Martin Dubravka për portierin e dytë, pasi titullar do të jetë Antonin Kinsky.

Sipas raportimit në fjalë, oferta e Tottenham për Di Gregorion do të jetë 15 milionë euro, që në rast se finalizohet mund të quhet një shitje e mirë nga ana e Juventusit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot