“Skam luksin të pres!”/ I sëmuri me kancer thirrje kumbuese nga

0%

Thirrje kumbuese erdhi nga një i sëmurë me kancer nga protesta që po mbahet para Kryeministrisë. Ai tha se prej sot, natë e ditë do të qëndrojë para Kryeministrisë, deri në rrëzimin e Ramës. “Sot nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë, por drejtësi. Prej 18 ditësh po protestojmë. Po ju flas si një person që prej 3 vitesh lufton me kancerin.

Ku shpirti im është në luftë me një kancer më të thellë, me korrupsionin dhe shkatërrimin. Me plagë, mund të qëndrojë unë këtu ditë e natë, po ju ccfarë ju pengon të qëndroni? Që sot unë nuk do të largohem nga ky shesh. Do të jem këtu ditë e natë deri sa të na dëgjohet zëri ynë. Ose do të ngrihemi, ose nesër do të jetë vonë. Ejani me mua, mos u trembi.

Ky plehra nuk jep dorëheqje kurrë nëse ne nuk rrimë këtu. Kush do të rrijë me mua, mireardhte!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot