Personi i zhdukur në Batllavë dyshohet të jetë rreth 25-vjeçar, ai

0%

Një person dyshohet se është zhdukur në liqenin e Batllavës, për çka autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Sipas burimeve të medias, bëhet fjalë për një person rreth 25-vjeçar, i cili ishte në anije së bashku me gruan e tij dhe fëmijët.

Gjithnjë sipas burimeve, gruaja e tij në fillim kishte menduar se ai ishte duke notuar, ndërsa më pas e kuptoi se ai kishte telashe gjatë notimit. Deri më tani, ekipet e FSK-së si dhe Policisë së Kosovës për kërkim-shpëtim ende nuk kanë arritur të gjejnë atë, ndërsa burimet e medias bëjnë të ditur se tani më kanë kaluar rreth 4 orë që nga zhdukja e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë. Ndërsa Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot