Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor dhe shëndetësor pas

0%

Shpërndaje në: Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa urgjente për sigurimin jetësor dhe shëndetësor të zyrtarëve policorë, pas vdekjes së pjesëtari të PK-së të hënën gjatë orarit të punës në Vërmicë.

Në reagimin e saj, Sindikata tha se humbja e jetës së policit dëshmon edhe një herë rrezikun e madh me të cilin përballen çdo ditë zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjes së rendit publik.

Sipas Sindikatës, ky rast thekson nevojën urgjente për trajtimin e çështjeve jetike që lidhen me mirëqenien dhe mbrojtjen e policëve, duke theksuar se ata ushtrojnë detyra me përgjegjësi të lartë dhe shpesh në kushte me rrezik të shtuar për jetën dhe shëndetin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Humbja e jetës së një polici në krye të detyrës e rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën urgjente për trajtimin e çështjeve jetike për zyrtarët policorë, veçanërisht sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Policia e Kosovës kryen detyra me përgjegjësi të lartë dhe shpesh në kushte me rrezik të shtuar për jetën dhe shëndetin e tyre.

U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që sa më parë të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtyre çështjeve të kahershme, me qëllim që zyrtarëve policorë t’u garantohet mbrojtja dhe përkrahja që meritojnë”, thuhet në reagim.

Burimi: Koha