Shpërndaje në: Enzo Maresca është emëruar trajner i skuadrës së Manchester Cityt. Maresca me Cityn ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029. Italiani do ta zëvendësojë ikonën Pep Guardiolan i cili i dha fund aventurës dhjetëvjeçare me Cityn pas përfundimit të edicionit 2025/26. 46-vjeçari Maresca së fundi ishte trajner i Chelseat.
E drejtoi Chelsean nga viti 2024 deri më 1 janar të këtij viti. Ai me Chelsean e fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për klube. Maresca ka punuar edhe si ndihmës-trajner i Guardiolas te City nga viti 2022 deri në vitin 2023. “Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe të kem mundësinë të drejtoj këtë ekip është një mundësi e shkëlqyer për mua.
Mezi pres të filloj stërvitjen e lojtarëve. Dua që ne të fitojmë, të luajmë futboll të mirë”, ka thënë Maresca. VIDEO:
