Tragjike në Gjilan: Hyri ta pastronte bunarin, një person humb jetën

0%

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pusetë gjatë pastrimit të saj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ku njoftoj se në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës.

“Me datën ,rreth orës , Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në Fshatin Dobërqan. Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjë rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohej se një person ka rënë në një puset përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj.

Në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës” , ka thënë Hashani. Hashani bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. “Nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet rajonale si dhe forenzika kanë dalur po ashtu në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale po i hetojn rrethanat se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë” , ka thënë Hashani.

Burimi: Bota Sot