​Shqipëria pritet të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave

0%

Shqipëria pritet të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian javën e ardhshme, ndërsa Mali i Zi pritet të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë. Po ashtu, Moldavia dhe Ukraina pritet të avancojnë me nga dy kapituj të rinj, bëjnë të ditur burime të afërta me procesin.

Sipas burimeve të BE-së, të cituara nga dtt-net.com, përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare janë duke diskutuar aktualisht mbylljen e Kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë) për Shqipërinë.

Për Malin e Zi, diskutimet janë përqendruar në mbylljen e Kapitullit 8, ndërsa për Moldavinë dhe Ukrainën pritet të miratohen hapa të tjerë për avancimin e negociatave të tyre të anëtarësimit, shkruan ATSh. Vendimet pritet të formalizohen gjatë takimeve të javës së ardhshme, nëse shtetet anëtare arrijnë konsensus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot