“Vita” thotë se nga rezultat e AUVK-ut u vërtetua se s’përdorin vaj

0%

Shpërndaje në: Qumështorja “Vita” ka njoftuar se kanë marrë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, derisa ka deklaruar se ato tregojnë se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

“Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (), AUVK na ka përcjell një email i cili përmban rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Tutje kanë deklaruar se gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores “Vita”, janë dakorduar që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Këtë vendim e kemi marrë për hir të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë do të publikohen jo më larg se , ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.

Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësi të produkteve tona”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: Koha