MASHTI: Më pak se 50 për qind e nxënësve e kaluan Testin e

0%

Shpërndaje në: Arritshmëria mesatare në Testin e Arritshmërisë në nivel vendi është 48.35 për qind. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës derisa ka njoftuar për përmbylljen e procesit të përpunimit të rezultateve të këtij testi. Tutje ka bërë të ditur në test kanë marrë pjesë 21.982 nxënës.

MASHTI ka thënë tutje se analiza e rezultateve sipas lëndëve tregon se arritshmëria më e lartë është shënuar në Gjuhën angleze 65.97%, Histori 62.23% dhe Gjuhë shqipe 54.63%. Ndërkaq, arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%.

“Rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe këtë vit, në ditën kur është mbajtur testi, pyetjet kanë qarkulluar në rrjete të ndryshme sociale.

Burimi: Koha