Shqipëri, arrestohet një 38-vjeçar, u kap duke transportuar një minë

0%

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një 38-vjeçar, banues në Durrës, i cili u kap duke transportuar një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Ndërsa, është shpallur në kërkim një 34-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit.

Policia ka njoftuar se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një minë me telekomandë, një automjet, një maskë dhe dy telefona celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte një minë me telekomandë, kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të minës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Burimi: Kallxo