Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në fshatin Gimaj, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e shtetasit Leonard Ftoni. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë: Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
