Kryetari i nderit i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj ka shkruar se pamjet e derdhjes së qumështit nga fermerët në lumenj dhe në rrugë janë të dhimbshme dhe shqetësuese. Haradinaj ka shkruar se si pasojë e vështirësive të krijuara në shitjen e prodhimit të tyre, fermerët po detyrohen të ndërmarrin edhe veprime të tilla ekstreme në shenjë proteste.
“Qeveria në detyrë, me qasje armiqësore, po godet direkt prodhuesin vendor, mirëqenien e fermerit, familjen e tij dhe gjithë ekonominë tonë. Ftoj institucionet të reflektojnë dhe t’i marrin seriozisht kërkesat e fermerëve dhe t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara. Të mos i trajtojnë si kundërshtarë, por si partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit ”, ka shkruar ai.
