Solbakken: Luajtëm sikur Brazili të ishte Reali dhe ne City

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka dhënë një deklaratë interesante pas fitores së madhe kundër Brazilit. Norvegjia të dielën mbrëma e mposhti Brazilin 2:1 dhe u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Botës. “Çdo norvegjez mund ta shijojë plotësisht këtë fitore. Ndeshja ishte një dramë e vërtetë, mund të kishte përfunduar në shumë mënyra.

Por taktikisht ishim në një nivel të lartë”, tha Solbakken. “U luajt sikur ne të ishim Manchester City dhe ata Real Madridi. Brazili u tërhoq dhe u mbështet në kundërsulme, dhe ne duhej ta lodhnim. Kjo është ajo në të cilën jemi më të mirë”.

Burimi: Koha