Shoqata e Kërkim-Shpëtimit aktivizon dronët për gjetjen e 78-vjeçarit

0%

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdon kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar nga Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili është raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i së enjtes. Sipas njoftimit, kërkimet po zhvillohen në lagjen Taukbashqe të Prishtinës, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe dronë për të ndihmuar në lokalizimin e të moshuarit.

“Shoqata jonë, në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera kompetente, ka riangazhuar Departamentin e Dronistëve, me qëllim që të rrisim mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen sa më të shpejtë të z. Xhafer Raqi.”, thuhet në njoftim. I moshuari vuan nga demenca dhe është larguar nga shtëpia rreth orës të së enjtes.

Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com