Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në Kampionatin Botëror. Me golin e shënuar në minutën e 29-të ndaj senzacionit të këtij edicioni, kapiteni i Argjentinës vendosi një tjetër rekord të jashtëzakonshëm. Messi u bë futbollisti i katërt në histori që shënon gol në pesë ndeshje radhazi të fazës me eliminim direkt të Kampionatit Botëror.
Para tij, këtë arritje e kishin realizuar vetëm Leonidas (1934–1938), Gyorgy Sarosi (1934–1938) dhe Vava (1958–1962). Edhe një herë, Messi konfirmoi statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, duke vazhduar të thyejë rekorde në skenën më të madhe të futbollit botëror.
