Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 4 dhe , do të mbajë mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta. Të shtunën, më , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 22 deri në 25 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore ”- thuhet në njoftim. Kurse, të dielën, më , temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius. “Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior”- përfundon njoftimi.
Po sipas Institutit, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për kryerjen e punimeve sezonale në ara, pemishte dhe vreshta. “Temperaturat e këndshme dhe moti kryesisht i thatë do të mundësojnë zhvillimin normal të bimëve. Korrja dhe shirja e grurit tashmë kanë filluar në shumicën e rajoneve të Kosovës.
Kushtet e parashikuara meteorologjike, me mot kryesisht të thatë, temperatura të përshtatshme dhe mungesë të reshjeve, janë të favorshme për zhvillimin pa pengesa të këtij procesi”- thuhet në njoftim.
Instituti iu rekomandon fermerëve që korrjen ta organizojnë gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit, ndërsa pas korrjes të sigurojnë tharjen dhe ruajtjen e duhur të kokrrës, në mënyrë që të ruhet cilësia e prodhimit dhe të shmangen humbjet gjatë magazinimit.
