Shkëndija e Haraçinës prezanton futbollistin

0%

Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës vazhdon të përforcohet para sezonit të ri në elitën e futbollit maqedonas. Klubi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 26-vjeçar Mile Todorov, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Brera Strumicës. Todorov është një ish-reprezentues i grupmoshave të Maqedonisë së Veriut dhe produkt i akademisë së Rabotniçkit.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Pobedën, Shkupin dhe Tikveshin, ndërsa ka fituar përvojë edhe jashtë vendit me Novi Gradin dhe ekipin e dytë të Osijekut në Kroaci, si dhe me Radnik Bijeljinën në Bosnje e Hercegovinë.

Me këtë transferim, Shkëndija e Haraçinës vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin debutues në elitën e futbollit maqedonas, ndërsa Todorov pritet të sjellë përvojë dhe stabilitet në repartin e mesfushës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot