Futbollisti Abdulla Asllani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, pasi është transferuar te klubi holandez Utrecht. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut U19 vjen nga skuadra daneze Lyngby, ku paraqitjet e tij të mira i siguruan kalimin në një kampionat më të fortë.
Asllani është një nga lojtarët e rregullt të Maqedonisë së Veriut U-19 dhe deri më tani ka regjistruar mbi 20 paraqitje me fanellën kësaj grupmoshe. Transferimi te Utrechti konsiderohet një hap i rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së 19-vjeçarit, i cili do të synojë të dëshmojë potencialin e tij në futbollin holandez..
