Shpërndaje në: Senegali ka mundur të dielën të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse do ta llogariste se do të eliminohej nga Kupa e Botës. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kështu senegalezët kanë mbetur në Seattle dhe janë duke u përballur me kritika të shumta. Senegali u mposht në fundin e vazhdimeve 3:2 nga Belgjika, në orët e hershme të mëngjesit të 2 korrikut.
Sipas mediumeve senegaleze, rezervimi i fluturimit për në Dakar nuk ishte i konfirmuar nga përfaqësuesja më herët. Për këtë arsye, lojtarët, stafi i trajnerëve dhe anëtarët e delegacionit mbetën në Seattle. Tani Senegali shqyrton zgjidhje të problemit bashkë me FIFA-n.
