“Rrisim me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit”,

0%

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë e Shtetit rritet me 701 milionë lekë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lamallari theksoi se fondet shtesë do të shërbejnë për rritjen e mbështetjes për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, investime në teknologji, motivimin e strukturave elitare dhe përshpejtimin e procesit të modernizimit të Policisë sipas standardeve më të mira evropiane.

“Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i vendosur drejt modernizimit sipas standardeve më të mira evropiane. Një polici më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sigurt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky është angazhimi ynë dhe do ta çojmë përpara me vendosmëri”, u shpreh ministri Lamallari. Sipas ministrit, rritja e financimit është pjesë e angazhimit të qeverisë për të garantuar një Polici të Shtetit më të aftë, më moderne dhe më të pajisur për t’u përballur me sfidat e sigurisë, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe rendit publik.

Burimi: Bota Sot