Norvegjia arreston 28 burra në operacionin ndërkombëtar kundër

0%

Policia norvegjeze ka njoftuar të mërkurën () se 28 burra nga shtatë shtete janë arrestuar në një operacion që cak kishte blerësit e materialeve që përshkruanin abuzime seksuale të fëmijëve, raporton Euronews .

Shërbimi Kombëtar i Hetimit Penal të Norvegjisë (Kripos) ka bërë të ditur se të arrestuarit kishin përdorur kriptomonedhën Monero për ta paguar qasjen në disa forume në rrjetin e errët.

“Ne kemi punuar ngushtësisht me gjashtë vende për koordinimin e arrestimeve të përdoruesve të identifikuar që paguanin me kriptomonedhë për të pasur qasje në forume”, ka deklaruar prokurori i policisë, Terje Nedrebo Michelsen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Operacioni është kryer në fillim të qershorit dhe burrat, të moshës 22-54 vjeç, u arrestuan në Norvegji, Suedi, Zvicër, Kanada, Republikën Çeke, Poloni dhe Gjermani, ka njoftuar Kripos. Priten më shumë arrestime, potencialisht në vende të tjera, ka theksuar Kripos, duke spikatur se ka “shumë të dyshuar”.

Kripos ka treguar se më 2025 kishte zhvilluar një metodë për ta gjurmuar përdorimin e kriptomonedhës në raste specifike. Në një deklaratë të veçantë, Europol ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit “po përdorte gjerësisht inteligjencën artificiale për të gjeneruar materiale të paligjshme”, ndërsa “disa nga viktimat ishin pjesë e familjes së ngushtë të një të dyshuari tjetër”.

Tre fëmijë “janë mbrojtur” si rezultat i operacionit, ka shtuar Europoli. Operacioni njashtu rezultoi “me sekuestrimin e më shumë se 460 artikujve, duke përfshirë pajisje elektronike, kuleta kripto, drogë dhe sasi të mëdha substancash narkotike”, ka bërë të ditur Europoli. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo