Haxhiu e Kurti ia vazhdojnë mandatin njeriut të dytë të AKI-së edhe

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një vendimi të përbashkët ia kanë vazhduar mandatin edhe për pesë vjet zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Agon Bytyqi.

Kështu ka bërë të ditur Haxhiu përmes një njoftimi “Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit”- ka shkruar ajo.

Zëvendësdrejtori i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Së bashku me vitet në AKI , ka përvojë mbi 15 vjeçare në fushën e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Para tre muajsh me nënshkrim të Haxhiut dhe Kurtit , mandati për pesë vjet iu zgjatë edhe drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti. Mandati i drejtorit dhe zv.drejtorit të institucionit kryesor të inteligjencës është pesë vjeçar.

Sipas ligjit për AKI-në, zëvendësdrejtori i AKI-së ndihmon drejtorin e AKI-së dhe drejton aktivitetet operacionale të njësive organizative të AKI-së nën mbikëqyrjen e drejtorit. Ligji e përcakton që përkohësisht ai i kryen dhe ushtron edhe përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së gjatë mungesës apo paaftësisë të drejtorit.

Në rast të paaftësisë të përhershme të drejtorit, zëvendësdrejtori i AKI-së kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së deri në kohën kur zëvendësimi i drejtorit të agjencisë emërohet në mënyrë formale.

Burimi: Kallxo