Rizvanolli thotë se s’janë kundër gazit amerikan: Kemi zgjedhur kombinimin më të lirë për qytetarët

0%

Qeveria në detyrë nuk është kundër gazit amerikan, porse ka zgjedhur zgjidhjen më të lirë për qytetarët, ka thënë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ajo përmes një videoje në Facebook ka thënë se është e pavërtetë që Kosova ka zgjedhur importin e gazit nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike apo para gazit amerikan.

Ajo tha po ashtu se Kosova paguan çmimin më të ulët për energji elektrike në raport me shtetet e rajonit. “Përkundrazi, kemi zgjedhur thëngjillin, e burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, kogjenerimin për ngrohje qendrore dhe efiçiencën e energjisë. Ky kombinim mbështetet në burime vendore dhe është më i liri për qytetarët e bizneset tona.

E dyta, nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është ‘kundër’ gazit të lëngëzuar nga SHBA-ja (LNG), siç thuhet”, ka thënë ajo në videon të cilën e ka shëprndarë në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot